Kujt i ka propozuar fejesë Justin Bieber

Showbiz July 09, 2018 - 11:13
Lexo për më shumë detaje

 

 Sipas dëshmitarve okularë  këngëtari kandez Justin Bieber i ka propozuar modeles së njohur Hailey Baldwin ,shkruan  BBC, transmeton“Zeri.info”

Justin Bieber në një restorant të ishujve Bahamas i ka shprehur dashurinë duke i propozuar fejesë bukuroshes amerikane, duke kërkuar që të mos filmohet gjatë përgjigjes nga ana e saj.

 Duket se prindërit janë emocionuar aq shumë sa që kanë postuar në rrjetin “ Twitter” ku pas disa sekondave e kanë hequr postimin, mirëpo babai i bukuroshes nuk ndaloi duke postuar në instagram disa citime të biblës se  “Krenaria është një shfaqje e vogël “ dhe “Jam i  emocionuar për kapitullin  tjeter”,përcjell”Zeri.info”.

Muajin  e kaluar Hailey dhe Justin janë parë bashkë, ku edhe janë fotografuar në pozitat të ndryshme , dyshja ka qenë miq për vite me radhë, ku edhe kanë pasur një të kaluar dashurie së bashku , transmeton”Zeri.info”.

Sa i përket fansave disa prej tyre nuk e kanë mirëpritur këtë lajm, kurse disa i kanë shprehur qiftit urimet  më të përzemërta/ZERI/.

Image