Erdhi gati dita e koncertit- Elvana Gjata paralajmëron mbrëmje të jashtëzakonshme në Prishtinë

Showbiz July 09, 2018 - 10:05
Elvana Gjata është duke u përgatitur për koncertin e jashtëzakonshëm në Prishtinë

Kanë mbetur pak ditë nga koncerti live nga Elvana Gjata në Parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Edhe DJ Gamblemania do të jetë pjesë e koncertit.

Ky koncert tashmë është bërë edhe traditë e bankës ProCredit e cila është mbrapa tërë këtij organizimi madhështor. Koncert i nivelit të tillë ishte organizuar edhe vitin e kaluar ku sipas një posti në Facebook, Alban Skenderaj kishte falënderuar rreth  17,000 njerëz për pjesëmarrje.

Elvana Gjata ka filluar përgatitjet për këtë koncert e këtë e mësojmë nga fotot që ajo ka postuar në rrjete sociale.

Performanca e Elvanës do të shoqërohet me bend profesional dhe balerinë.

Me hyrje falas, koncerti fillon në ora 19:00.

 

 

1st day of rehearsals 14.07.2018 Prishtine

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on