Rita Ora i ‘zhvishet’ publikut në koncertin e mbajtur në Kroaci, nuk munguan as shqiptarët

Showbiz July 08, 2018 - 13:46
Rita ‘ndezë’ Kroacinë, nuk munguan shqiptarët

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e njohur botërisht, Rita Ora gjatë natës së mbrëmshme ka mbajtur koncert në Porec të Kroacisë, shkruan “Zëri.info”.

Shtetasit kroat mbrëmë kishin edhe një arsye më shumë për të festuar pasi Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale me fitoren e saj të mbrëmshme ndaj Rusisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Gjatë përformancës së mrekullueshme, në koncertin e Rita Orës nuk kanë munguar ta përkrahin edhe shumë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria të cilët kishin shkuar ta ndjekin nga afër.

LEXO EDHE: Rita ‘çmend’ me foton e fundit, pozon para pasqyrës e zhveshur

Përmes llogarisë së saj në “Instagram”, Rita ka publikuar fotografi nga ky koncert ku shihen edhe fansa të saj shqiptarë të cilët mbanin në duar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë. /Zëri

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image