Orinda ka marrë një zotim të rëndësishëm: Të dobësojë kunatin!

Showbiz July 06, 2018 - 16:06
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja Orinda Huta është një prej personazheve e cila njihet për stilin e shëndetshëm të jetesës dhe stërvitjen e vazhdueshme.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për bashkëshortin e saj, Turin.

Por, duket se në familjen e tyre jo të gjithëve ju pëlqen të dalin për vrap apo të kufizohen në kaloritë që marrin. Kunati i Orindës, Eljo hyn në këtë kategori por prezantuesja ka marrë përsipër ta dobësojë.

Ajo ka postuar në ‘Instagram’ një foto të vëllait të Turit i cili duket se ka dal për vrap nga liqeni, dhe kjo foto është shkrepur në ditën e pestë. ‘Mision i pamundur, dita 5. Inkurajoni Eljon në misionin e mirë të heqjes së gushës’-ka shkruar Orinda bashkangjitur fotos së kunatit të saj. evistawho.com

Image