Rrëfen këngëtarja kosovare: “Më dinin të vdekur, unë u bëra nuse”

Showbiz July 05, 2018 - 17:25
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Shyhrete Beluli, ka rrëfyer në emisionin "Nin" një histori interesante nga jeta e saj në vitin 1981.

Në atë periudhë, që në moshë të vogël, ajo këndonte vetëm këngë patriotike, e si pasojë, në Kosovë mendonin se e kishte vrarë regjimi serb pas protestave të vitit ’81.

Këngëtarja tregon se ishte martuar po në të njëjtin vit në Podujevë dhe lajmi i martesës së saj kishte bërë bujë të madhe, por askush nuk e kishte besuar se ajo ishte gjallë.

Shyhretja tregon:

Kur jam martuar, njerëzit prej kureshtjes kanë ardhur për të më parë. Dy anët e rrugës, që ndoshta kanë qenë një kilometër prej shtëpisë, ishin mbushur me njerëz. Kishin ardhur prej fshatrave përreth, me traktorë, me çfarë kanë mundur, për të më parë mua. Kur kam ardhur në oborr nuk mundja të dilja, të kaloja tek shkallët. Nuk mundesha prej grave sepse s’të linin të hapje derën".