Afërdita Dreshaj në poza atraktive nga muaji i mjaltit

Showbiz July 04, 2018 - 11:50
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, javën e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Çifti organizuan një dasmë private dhe shumë speciale në Miami të Floridas, ndërsa tani kanë nisur muajin e mjaltit.

Afërdita ka qenë ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, ku ka treguar po shijon disa ditë të mira në krah të bashkëshortit.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Dreshaj shfaqet mjaft atraktive në pishinë, teksa vë në pah të pasmet.

“Nëna natyrë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Në disa imazhe tjera të hedhura në InstaStory, modelja dhe këngëtarja shqiptare ka treguar se bashkë me burrin kanë shijuar edhe lëshimet në ‘zip line’.

Çifti nuk kanë bërë të ditur destinacionin se ku po i kalojnë pushimet, megjithatë nga fotografitë duket se ata janë të akomoduara në një resort mjaft luksoz. 

Image

Image

Image