Aksidentohet këngëtari Ardian Bujupi

Showbiz July 04, 2018 - 10:38
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka pësuar së fundmi një aksident me veturë.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Instagram.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Heidelberg-Ziegelhausen të Gjermanisë, vend në të cilin këngëtari jeton prej vitesh.

Në mbishkrimin e fotografisë, 27-vjeçari bën thirrje që të gjithë të hapin sytë gjatë vozitjes, në mënyrë që të shmangin aksidente të tilla.

Tutje, ai ka falënderuar edhe angazhimin e karrotrecit, që e kanë ndihmuar për transportimin e veturës së dëmtuar.

Në imazhet tjera të publikuara në InstaStory, këngëtari shfaq edhe dëmtimet që ka pësuar vetura e tij e tipit “Mercedes”.

Ndërkohë, nga fotografia tjetër e hedhur në Instagram, vërehet se Ardiani ka qenë i veshur me një palë sandale të papërshtatshme për vozitje.

Sido që të jetë, një aksident i lehët dhe pa lëndime trupore, e ka vetëdijësuar edhe më tepër këngëtarin, që tani e tutje të jetë më i kujdesshëm.

Image 
Image 
Image