Butrint Imeri sjell hitin tjetër të kësaj vere (VIDEO)

Showbiz July 03, 2018 - 15:19
Këngëtari sapo ka publikuar video-klipin e tij më të ri

Pas suksesit të këngës “Ma Chérie”, Butrint Imeri sapo ka publikuar edhe projektin e tij më të ri, shkruan “Zeri.info”.

“Alea” është kënga më e re e Butrintit, të cilën këngëtari sapo e ka publikuar së bashku me video-klip.

Është vet Butrinti ai që është përkujdesur për tekstin e kësaj kënge, ndërkaq muzikën dhe produksionin i ka bërë “RZON”, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Se a është kjo një histori personale e këngëtarit kjo nuk dihet mirëpo, një gjë të gjithë tashmë e dimë, se pothuajse çdo këngë e Butrintit është shndërruar në hit.

Shpresojmë që edhe “Alea”, ta ketë po të njëjtin sukses. /ZËRI/