Me këtë veprim, Kiara Tito sapo na tregoi që është e lidhur me Butrintin?

Showbiz July 01, 2018 - 16:23
Ja çfarë ka bërë ajo

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dy nga personazhet më të komentuar në mediat online dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë një enigmë.

Një herë thuhet që janë bashkë, më pas që janë ndarë, më pas që s’kanë qenë kurrë bashkë, si dhe që janë thjesht miq të mirë.

Ata se kanë pranuar asnjëherë lidhjen, por pasi u përfol që nuk janë në një lidhje, e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe kur e rindoqën përsëri, u aludua sërish se mund të jenë në një lidhje, madje u kapën “mat” në Prishtinë.

Por teksa i hodhëm një sy një fotoje të postuar së fundmi në Instagramin e Kiara Titos, vumë re komentet e shumta të fansave të Butrintit, shkruan intv.al.

Madje ka edhe nga ata që kanë hapur adresa duke i vënë Kiarës mbiemrin e këngëtarit të njohur.

E qujanë “Ma Cherie” ashtu siç titullohet kënga e Butrint Imerit dhe moderatorja nuk heziton ti etiketojë e tu kthejë përgjigje me puthje.

Pra Kiara po na thotë në një mënyrë indirekte se ka diçka me Butrintin përderisa qëndron në kontakt me fansat e tij?

Image