Rita Orën e ‘tradhton’ shoqja e ngushtë, ja çfarë i thotë Dua Lipës (FOTO)

Showbiz June 26, 2018 - 15:22
Çfarë do të bëj tani Rita Ora

Këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin me njëra-tjetrën dhe këtë fakt e kanë bërë të ditur vet ato, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Bebe Rexha krenare që është shqiptare, ja çfarë ka bërë

Pavarësisht se dy bukuroshet janë nga Prishtina dhe jetojnë në Londër, ato asnjëherë nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën.

Rita Ora nuk flet me Dua Lipën, por marrëdhënie krejt të kundërt ka me këngëtaren tjetër shqiptare, Bebe Rexhën, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Dashurinë ndaj njëra-tjetrës e kanë shprehur shpeshherë përmes fotografive nëpër rrjete sociale, madje Bebe është pjesë e këngës së fundit të Ritës “Girls”.

LEXO EDHE: A do të jetë Rita Ora pjesë e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë?! – Flet Dukagjin Lipa

Por, a do i pengojë Rita Orës gjesti i fundit që ka bërë Bebe Rexha, kjo mbetet të shihet, transmeton “Zeri.info”.

Bebe Rexha i ka komentuar Dua Lipës në fotografitë që kjo e fundit i ka publikuar në “Intagram” nga koncerti i fundit i saj.

Bebe i ka komentuar Duas “E zjarrtë”, fjalë këto që janë pëlqyer nga shumë fansa të Duas, përcjell “Zeri.info”.

Madje ka pasur edhe shumë shqiptarë që e kanë përkrahur Bebe Rexhën, kështu duke i thënë “Bravo Shqipe”, e gjëra të ngjashme. /ZËRI/

 

 

Thank you Minneapolis, The self-titled tour, 24.06.2018 ë // shot by @pixielevinson

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Image