Banka ProCredit sjellë Elvana Gjatën live, në koncert të hapur për publikun

Showbiz June 25, 2018 - 17:17
Lexo detajet

Banka ProCredit po vazhdon traditën e festës së madhe të verës. Këtë vit, ProCredit sjell yllin e madh të muzikës shqiptare, Elvana Gjata, e cila për një kohë i ka munguar skenës me performancat e saj live në kryeqytet.

Më 14 korrik, Elvana Gjata do të vijë me koncert të madh dhe të hapur për publikun i cili mbahet në parkun e Fakultetit Filozofik dhe Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. 

Elvana do të vijë me performancë live para publikut të Prishtinës me disa nga këngët e saj më të reja, duke përfshirë edhe hitet e fundit dhe këngët e reja të 3EP. 

“Koncerti pritet të fillojë prej orës 19:00 dhe të gjithë klientët, partnerët e bankës, bashkë me ta edhe gjithë qytetarët janë ftuar publikisht nga ana e bankës. 
Në njoftimin e bankës mësohet se koncerti është falas.

Image