Luana më e mira nuse, ja si duket në ‘Jelek e dimija’ (FOTO)

Showbiz June 23, 2018 - 21:37
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca, ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga projekti i saj më i ri të cilin e ka paralajmëruar ditë më parë.

Janë këto fotografi me veshje te nuseve shqiptare te cilat mendohet se do të jetë veshje në disa nga pjesët e videoklipit të saj më të ri, shkruan “Zëri.Info”.

Bashkangjitur me këtë set fotografik Luana ka shkruar edhe disa vargje për Kosovën e Shqipërinë

“Kosovë, o vend i famshëm i trimnis, Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis! Ti bjeshkat plot Vjollca rreth i ke...”, janë këto vargjet që Luana i ka shkruar e edhe mund të jenë të shkëputura nga projekti i saj i paralajmëruar!

Ndryshe, Luana ka pak kohë prej kur publikoi projektin e saj në bashkëpunim me këngëtarin Bujar Qamili, me të cilin rikthen me një stil më ndryshe hitin e vjetër “Mi dhe flakë mallit tim”. /Zëri

Image 
Image