Vritet këngëtarja turke

Showbiz June 21, 2018 - 11:54
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja turke Hacer Tulu është vrarë në një klub të njohur nate në Bodrum të Turqisë.

40-vjeçarja është në mesin e dy të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë në klubin e natës Medusa.

Mediat turke raportojnë se një veturë është ndalur para klubit para se një person të futej në objekt dhe të hapte zjarr në drejtim të njerëzve.

Personi i dytë i vrarë besohet se është pronari i klubit. Në këtë sulm janë plagosur katër persona.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar.

Image

Image

Image