Ermal Mamaqi tallet keq me klipin e ri të Elvana Gjatës (VIDEO)

Showbiz June 20, 2018 - 21:32
Ky është reagimi i Elvana Gjatës

Para dy ditësh këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, ka publikuar video-klipin e saj më të ri me titull “Ku Vajti”, shkruan “Zeri.info”.

Kënga dhe video-klipi janë mirëpritur mjaft mirë, madje për dy ditë këngëtarja në “You Tube” ka arritur të mbledh rreth 1 milion e 300 mijë klikime.

LEXO EDHE: Elvana Gjata kopjon Dua Lipën në video-klipin e fundit? (VIDEO)

Por, miku i saj më i mirë, Ermal Mamaqi, ka ironizuar me këtë video-klip, shkruan “Zeri.info”.

Pas kësaj video satirike nga Ermal Mamaqi, është Elvana ajo që e ka publikuar këtë video në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, me mbishkrimin “Unik”.

Por pas postimit të kësaj videoje, Ermali nuk është ndalur me kaq, ai e ka komentuar Elvanën me humor duke i thënë herën tjetër ta marrë atë në video-klip, shkruan “Zeri.info”.

Padyshim se kjo është një video satirike dhe ju ftojmë që ta shikoni./ZËRI/

 

 

ë Unik @ermalmamaqiofficial

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on