Ronela Hajati kritikon kolegët për blerje klikimesh: Katër milionë në ditë as Rihanna s’i bën

Showbiz June 20, 2018 - 14:50

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, ka publikuar pak ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor “Do ta luj”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e saj, kjo pasi këngëtarja kësaj radhe ka sjellë një këngë “funny”, e performancë satirike në klip.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Hajati ka publikuar një shkrim në InstaStory, duke thumbuar kolegët e saj, të cilët blejnë klikime në kanalin YouTube.

Ajo ka marrë shembull këngëtaren më të dëgjuar në botë, Rihannën, duke thënë se as ajo nuk mund të bëjë aq klikime sa bëjnë këngëtarët tanë.

“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s’më del. Katër milionë në ditë as Rihanna nuk i bën more vëllezër e motra, apo çka është Rihanna para nesh thuaj”, shkruan Ronela në InstaStory.

E njëjta, pritet të jetë shumë aktive gjatë verës me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme

Image