Elvana Gjata kopjon Dua Lipën në video-klipin e fundit? (VIDEO)

Showbiz June 19, 2018 - 15:33
Shikoni videot me vëmendje

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, mbrëmë ka publikuar video-klipin e saj më të ri “Ku Vajti”, shkruan “Zeri.info”.

Por si duket bukuroshja shqiptare inspirimin për video-klipin e kësaj kënge e ka marrë tek këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

LEXO EDHE: Momenti kur Elvana Gjata rrëzohet gjatë provave, në tentim për ta mësuar këtë lëvizje në klip

Po ta shikosh me vëmendje këtë video-klip, së pari në sy bie skena pothuajse e njëjtë, e më pas edhe vallëzimi, madje në disa raste Elvana bën lëvizje të njëjta si të Duas, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Për dallim prej Duas e cila në video-klipin e këngës “IDGAF”, ku ka vetëm valltare, Elvana në video-klipin e saj ka edhe meshkuj.

Shikoni të dy video-klipet e më pas vlerësojeni nëse e ka kopjuar apo jo Elvana Gjata Dua Lipën. /ZËRI/