Momenti kur Elvana Gjata rrëzohet gjatë provave, në tentim për ta mësuar këtë lëvizje në klip

Showbiz June 19, 2018 - 13:46
Lajmet e fundit nga showbizi

Dje është publikuar kënga e re e Elvana Gjatës dhe u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

‘Ku Vajti’ mban titullin ky projekt muzikor i cili erdhi i realizuar me videoklip shumë profesional me vallëzim nën koreografinë e Albi Nakos, shkruan lajmi.net

Gjithçka dukej perfekte në videon përfundimtare por për ti mësuar skenat dhe lëvizjet profesionale të një balerine ajo ka treguar se nuk ka qenë e lehtë.

Këngëtarja i ka publikuar disa pamje në Instagram të cilat janë realizuar gjatë provave.

”Do biesh ,do biesh do thyesh ne mes pastaj do ngrihesh [ë] [ë] (Ps:Balerinet me kane prit goxha mire!)”, ka shkruar Elvana pranë njërit postim dhe në tjetrin ka falënderuar balerinët të cilët thotë se e kanë pritur shumë mirë.