Aktorja e famshme e shanë Zonjën e Parë: Ti je një bushtër e pafytyrë - (Foto)

Showbiz June 19, 2018 - 13:38

Aktorja komike Kathy Griffin, e cila njihet për qëndrime liberale, fotoja e së cilës me kokën e prerë të Donald Trump-it kishte shkaktuar reagime të shumta në media, të shtunën përmes rrjeteve sociale e ka sulmuar ashpër Zonjën e Parë, Melanie Trump, për shkak të politikës rreth emigrantëve që po aplikon burri i saj, transmeton Zeri.info.

Image

Në të vërtetë, Melanie kohë më parë kishte deklaruar se ‘i thyhet zemra derisa shikon se si fëmijët refugjatë nga vendi fqinjë Meksika, ndahen nga prindërit e tyre në kufirin me SHBA-n. “Zonja e Parë e urren të shoh fëmijët emigrantë të ndarë nga prindërit”, kishte deklaruar zëdhënësi i Melanie kohë më parë.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për aktoren, e cila është përgjigjur se ‘mendon që SHBA-të duhet të jenë një vend që respekton të gjitha ligjet dhe një vend që drejtohet me zemër’. Si përgjigje ndaj deklaratës së zonjës Trump, komikja e ka porositur me fjalët ofenduese: “Q... Melanie. E di shumë mirë se burri yt problemet me refugjatë mund t’i zgjidh qysh sot nëse do. Ti je një bushtër e pafytyrë”, ka shkruar Griffin.

Image

Javën që shkoi, edhe aktorja dhe shkrimtarja tjetër e njohur Samantha Bee, në shoun e saj 'Full Frontal'm, vajzën e presidentit, Ivanka Trump, e kishte quajtur ‘bushtër e pafytyrë’ për shkak të përkrahjes që ajo i jep babait të saj.