Vritet edhe një reper tjetër i njohur - (Foto-Video)

Showbiz June 19, 2018 - 13:12

Të njëjtën ditë kur është vrarë reperi i njohur XXXTentacion, është vrarë edhe reperi tjetër Jimmy Wopo. Reperi 21-vjeçar, nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra gjatë të shtënave dhe ka ndërruar jetë në spital, transmeton Zeri.info.

Image

Në reperin në fjalë është shtënë të njëjtën ditë kur edhe është qëlluar për vdekje reperi tjetër i ri XXXTentacion dhe vrasja ka ndodhur në të njëjtën mënyrë – Wopo ishte në veturë me mikun e tij, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri plumbash.

Të dytë ishin dërguar në spital në Pensilvani, ku reperi nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve. Është interesant se ai vetëm disa javë më parë kishte nënshtruar kontratë për albumin e tij të parë dhe para tij ndodhej një karrierë e ndritshme, siç ishte edhe rasti me reperin XXXTentacion./ZERI