U nda me burrin, por me kë është në lidhje dashurie Sasa e “O sa mirë”

Showbiz June 18, 2018 - 17:55
Detajet

Aktore e dëshmuar që në rini të hershme. Ka lindur e është rritur në Gjilan. Shtëpinë e kishte afër teatrit, andaj jeta e saj ka qenë e lidhur ngushtë me aktrimin, shkruan “Kosovarja”.

Ajo arriti të shndërrohej në aktoren më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, ndërkohë që ndërtonte jetën e saj private. Ajo ishte e martuar me Albert Sylejmanin, gjithashtu aktor. Ata sollën në jetë katër fëmijë. Çifti janë ndarë dhe fëmijët rrinë me Adrianën.

Raportet mes Adrianës dhe Albertit duken të jenë korrekte edhe pas ndarjes. Flitet për një lidhje të re dashurie në jetën e aktores, megjithëse asgjë nuk është e konfirmuar deri më tani.