Beyonce dhe Jay Z publikojnë albumin 'Gjithçka është dashuri'

Showbiz June 17, 2018 - 19:11
Lexoni më shumë detaje

Është përfolur tash e sa kohë. Por tash është realitet.

Beyonce dhe Jay-Z kanë publikuar albumin e tyre të përbashkët të titulluar “Everything is Love”, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Është këngëtarja ajo që ka bërë publik lajmin në një skenë në Londër, ku edhe falënderoi adhuruesit që kishin shkuar për të përcjellë turneun e tyre global.

“Për arsye se kemi dashuri të madhe për ju kemi diçka të veçantë”, ka thënë Beyonce.

Derisa ajo e ka thënë këtë, në ekranet e skënës është shfaqur mesazhi “Albumi publikohet tash”.

Kështu një video gjashtë minutëshe është lëshuar bashkë me albumin.

Ky është albumi i parë i përbashkët i çiftit të cilët në përshkrimin e tyre kanë thënë se ai vjen si festim për martesën e tyre dhe identitetin me ngjyrë.