'Sulejmani i Madhërishëm' i lë serialet

Showbiz June 15, 2018 - 12:52
Lexo lajmet nga vendi, rajoni dhe bota!

Pas suksesit në serialin më të fundit “Vatamin Sensin”, Halit Ergenç dhe bashkëshortja e tij Berguzal Korel kanë vendosur të tërhiqen nga projektet në kinematografinë turke.

Mësohet nga “Enn Magazine” se çifti do të udhëtojë përreth botës, për të shijuar disa momente pushimi pranë njëri-tjetrit.

Por kjo periudhë larg projekteve, do të zgjasë vetëm një vit, pasi aktori i “Sulejmanit të Madhërishëm” nuk mund të rri më gjatë se kaq larg sheshit të xhirimeve.

Edhe përse do të vizitojnë vende të ndryshme në botë, ata janë shprehur se do të marrin pjesë në kurse aktrimi, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qënë sa më profesionistë ndaj publikut që i ndjek.