Në prag të festës së Bajramit, Fero ndihmon një familje

Showbiz June 14, 2018 - 19:46
Lexo detajet

Reperi nga Gjilani, Fero edhe pse duket pak më i 'llastuar' kësaj radhe ka shfaqur anën humanitare të tij.

Pasi jemi në prag të festës së Bajramit, Fero ka vendosur që ta gëzojë një familje në Komunën e Shtimes.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Met Elshani i cili ka publikuar një video në Instagram, teksa shihet Fero me qese të mbushura.

“Fero sot nje familje qe rrit dy jetima ne komunen e Shtimes me disa dhurata jau embelsoj sadopak festen e madherishme Fiter Bajramin  [ë] ”, ka shkruar ai.

Përpos projekteve të suksesshme dhe koncerteve të shumta, Fero tashmë shquhet edhe për humanitetin  e tij. /Lajmi.net/