Era Istrefi blen çantë 1.500 euro e xhaketë 1.200 euro (FOTO)

Showbiz June 13, 2018 - 19:34
Era Istrefi është duke shijuar majat e suksesit

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, është duke shijuar majat e suksesit ndërkombëtar në muzikë, shkruan zeri.info.

Së fundmi Era ka udhëtuar për në SHBA, përkatësisht Neë York para se të niset për në Rusi në hapjen e Botërorit, shkruan “Zeri.info”.

Si duket edhe Era Istrefi tash pas arritjes së famës botërore edhe lakmia për tu veshur me markat më të njohura botërore i është shtuar.

Në fotografinë e fundit që ka publikuar Era në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, shihet se e gjitha është veshur nga marka “Prada”, shkruan “Zeri.info”.

Vetëm çanta që ajo ka kushton hiç më pak se 1 mijë e 500 euro, ndërkaq xhaketa e cila është e po të njëjtës markë sikurse çanta, pra e markës “Prada”, kushton 1 mijë e 200 euro, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkaq pantallonat e saj mbajnë çmimin e 284 eurove nga marka italiane “GCDS”, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Për më shumë shikojeni fotografinë e Era Istrefit. 

Image