Pas publikimit të faturës së paguar nga produksioni, Almeda Abazi merr vendimin drastik

Showbiz June 13, 2018 - 12:40
Lexo detajet

Pas përfundimit të "Dancing with the stars", Almeda Abazi ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave pas statusit të saj në Instastory ku shpërtheu kundër produksionit për faktin se kur kishte bërë check-out nga hoteli, ajo dhe Tolgahani ishin detyruar të pagonin shpenzimet ekstra. 

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i produksionit të DWTS të cilët bënë publike faturat që kanë paguar për Almedën në hotelin ku ajo ka qëndruar, shpenzimet e ushqimit, rrogën e udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Almeda më pas u akuzua për mashtrim dhe madje quhej "e parritur dhe tekanjoze".

Në videot që ajo ka publikuar në Instagram tre ditë më parë ku shfaqej duke kërcyer me Tolgahanin në DWTS kanë shpërthyer komentet nga ndjekësit dhe ofendimet. 

Për këtë arsye sot Almeda ka marrë vendimin drastik dhe i ka bllokuar komentet në videon e saj të fundit ku shfaqet me Tolgahanin gjatë një seti fotografik.

Image 
Image