Almeda e ‘Çënari’ të pa kënaqur me trajtimin që iu bë në Shqipëri

Showbiz June 11, 2018 - 22:57
Ja arsyeja

Ditë më parë Almeda Abazi dhe burri i saj Tolgahan Saysiman ishin vendosur me punë në Tiranë.

Kjo pasi Almeda ishte pjesë e ‘Dancing with the stars’ dhe burri i saj turk e ka shoqëruar me një vallëzim, shkruan lajmi.net

Arsyeja se përse ‘Çënari’ kishte ardhur ka qenë edhe ta shoh për të parën herë vendlindjen e gruas pasi asnjëherë më parë nuk kishte qenë në Shqipëri.

Pavarësisht faktit se sipas saj ka qenë mirësjellja ajo e cila i ka karakterizuar shqiptarët, në hotelin ku ka qëndruar për 3 muaj ka dalë tejet e pakënaqur kur iu është dashur të paguaj ekstra shpendimet ujin, rrobat që ka larë dhe hekurosjen e kostumit të burrit, i cili kishte ardhur në spektakël pa asnjë kompensim.

Sipas saj edhe përcjellja që u është bërë nuk ka qenë siç e ka pritur. Ajo madje ka riktheksuar se të gjitha këto akuza i ka drejtuar tek produksioni për të cilin ka punuar dhe s’ka të bëjë asgjë me shqiptarët.

Image