Hollywood në zi, ndërron jetë aktori 20-vjeçar

Showbiz June 10, 2018 - 23:46
Mësojeni se për cilin aktor bëhet fjalë

Aktori i serialit “The Goldbergs”, Jackson Odell, ka ndërruar jetë në moshë 20-vjeçare.

TMZ bën të ditur se ylli i ri ka ndërruar jetë të premten në San Fernando Valley të Hollywoodit.

Ai është gjetur pa shenja jete në një shtëpi rehabilitimi, ku ka qëndruar për t’i tejkaluar problemet me vartësinë.

Karriera e Jackson nisi që në moshën 12 vjeçare në serialin televiziv, “Private Practice”, ndërsa më pas ka luajtur në një sërë serialesh të suksesshme, duke përfshirë “iCarly”, “Modern Family” e ” Arrested Development”, transmeton telegrafi.

Odell ka qenë një herësh edhe muzikant, ndërsa i ka shkruar disa këngë për filmin e vitit 2018, “Forever Your Girl”.

Në komedinë e ABC, “The Goldbergs”, ka luajtur rolin e studentit Ari Caldwell, shok i Ericas dhe Lexit, dhe vëllai i Danas.

Aktori ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram publikonte shpesh video nga këngët e tij.

Image

Image

Image