Ndërron jetë aktorja e njohur

Showbiz June 10, 2018 - 12:16
Detajet

Ka vdekur në moshën 90 vjeçare, aktorja Eunice Gayson.

Ajo njihet për rolin e saj si “Bond girl”, duke u paraqitur si Sylvia Trench në debutimin e 007 – Dr. No më 1962, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, prodhuesit e serialit Bond, përmes një deklarate shprehën ngushëllimin për humbjen e aktores.

“Ne jemi shumë të trishtuar pasi mësuam se Eunice Gayson, e para “Bond girl”, e cila luajti Sylvia Tench ka vdekur.”, thuhet në deklaratën e tyre.

Përveç rolit tek filmat Bond, ajo u shfaq edhe në disa seri televizive siç janë “The Saint” dhe “The Avengers”.