Almeda Abazi shkëlqen në vallëzimin e saj me aktorin turk

Showbiz June 09, 2018 - 22:43
Almeda dhe bashëshorti i saj Tolgahan Saygir me vallëzim emocional!

Modelja, aktorja shqiptare, Almeda Abazi në llogarinë e saj në “Instagram” ka postuar video në të cilat shihet duke vallëzuar me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Saygir, shkruan “Zëri.info”.

Aktori turk u paraqit në finalen e spektaklit “Dancing with the stars” me bashkëshorten shqiptare, Almeda Abazi, e cila edhe është prezantuese e spektaklit. 

Çifti u paraqit në skenë dhe kërcyen nën ritmet e këngës “Everything I do”.

Në fund, pas kërcimit, çifti shkëmbyen një puthje dhe u duartrokitën nga publiku. Aktori turk më pas iu drejtua publikut me fjalët shqip, duke i falenderuar dhe duke thënë se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri. Ai e përfundoi me fjalët “Të dua Shqipëri”.

Kujtojme se Almeda është shpërngulur në Tiranë për disa ditë për të prezantuar edicionin e “Dancing With The Stars”.

Më poshtë mund të shihni videot e vallëzimit të çiftit. /Zëri