Donald Trump pranon kërkesën e Kim Kardashian

Showbiz June 06, 2018 - 22:06
Lexoni më shumë detaje

Presidenti Donald Trump ka falur 63-vjeçaren, Alice Johnson, me ç’rast ajo u lirua nga burgu ku po vuante dënimin e përjetshëm për një vepër penale që lidhej me droga.

Ky rast mori vëmendje mediatike pasi ylli televiziv Kim Kardashian u takua me Trump për të lobuar për rastin e Alice.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se ajo ishte një e burgosur model dhe se kishte punuar mjaft për t’u rehabilituar.

Johnson ishte burgosur në vitin 1996, me 15 persona të tjerë, pasi ishin përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës.

Image