Ja sa para shpenzoi Bashkia e Tiranës për koncertin e Rita Orës

Showbiz June 06, 2018 - 09:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Fundjavën që lam pas, në Tiranë u mbajt mega koncerti me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, shkruan “Zëri.info”.

Ndër të ftuarit kryesor që performuan, ishin këngëtarja me famë botërore, Rita Ora si dhe kantautori shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Itali, Ermal Meta.

E në lidhje me ardhjen e tyre në Shqipëri, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se nuk është shpenzuar asnjë cent.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8”, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë duke iu përgjigjur opozitës.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, tha Veliaj.

Kujtojmë se Rita Ora për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e ka mbajtur një koncert madhështor i cili është komentuar shumë edhe nga mediat ndërkombëtare. /Zëri/

Image 
Image