Rita Ora kapet 'mat' nga paparacët në Veronë

Showbiz June 05, 2018 - 12:33
Rita Ora kapet 'mat' me të dashurin në Veronë

Të dielën, Rita Ora perfomoi në sheshin "Skënderbej" të Tiranës.

Këngëtarja meqë ka agjendën e ngjeshur, menjëherë pas përfundimit të koncertit udhëtoi për në Itali, shkruan lajmi.net.

Meqë koncerti ishte në mbrëmje, Rita kishte të lirë gjithë ditën për të vizituar qytetet e Italisë, saktësisht Veronën.

Paparacët kishin fotografuar këngëtaren teksa po shëtitej bashkë me të dashurin e saj, Andrew Watt në qytetin romantik të Veronës.

Ajo kishte veshur një minifund, xhaketë dhe një bluzë të gjelbërt, veshje në të cilën dukej me shumë stil.

Image

Image

Image

 

Image