“A jeni gati”, Era Istrefi sjell një video të shkurtër të këngës së re

Showbiz June 04, 2018 - 22:14
VIDEO

Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo bëri bujë të madhe me këngën “Bon Bon”, i cili u shndërrua në një hit anembanë globit.

Së fundi, këngëtarja shqiptare ka sjell këngën që i kushtuar Kampionatit Botëror së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Por, tani ajo ka paralajmëruar këngën e radhës përmes llogarisë personale në Instagram me anë të së cilës pyeti fansat e saj nëse ishin gati për këngën e re.

Madje, biondina e bukur zbuloi se projekti i radhës do të jetë para fansave më 8 qershor dhe se do të titullohet “Prisoner”.

Me sa duket, artistja e cila ka kapur edhe tregun ndërkombëtar nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Erës pasi që paralajmëruar edhe këngë të reja. 

 

Are you ready for my next single Prisoner ? ë

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on