Agnesa Vuthaj ‘bëhet’ nuse: Një emocion i papërjetuar më herët

Showbiz June 04, 2018 - 18:46
FOTO

Modelja shqiptare Agnesa Vuthaj është bërë nuse.

Por kjo ka ndodhur vetëm për një natë dhe ishte Agnesa ajo e cila e tha nëpërmjet publikimit të një fotografie, shkruan lajmi.net

Në imazhin e postuar Agnesa shihet e veshur me vello të bardhë e cila i shkon shumë përshtat.

Në fakti ajo ishte pjesë e një sfilade në mesin e shumë vajzave të cilat reklamonin fustane nusërie për çka ajo ka treguar se është ndier mirënjohëse që ishte e ftuar në natën përmbyllëse të këtij organizimi.

‘’Kënaqësi të isha pjesë e një sfilatës mes shumë vajzave të suksesshme në profesionet e tyre dhe shumë modeleve të bukura që i shohim edhe në pista ndërkombëtare dhe atyre që sapo kanë filluar rrugëtimin e tyre me ambiciet dhe potencialin për të pushtuar majat e botës së modës.

Faleminderit të gjithë të ftuarve për dashamirësinë dhe brohoritjet gjatë parakalimit tim – më keni dhënë një emocion të papërjetuar më herët’’, ishin fjalët e saj.

Image