Zbulohet e dashura e Ledrit, i publikohen foto intime

Showbiz June 04, 2018 - 15:30
I publikohen foto intime

Sa më shumë reperi i njohur Ledri Vula ta mbajë larg publikut jetën private, aq më shumë kureshtarë i bën të gjithë fansat për të rejat nga kjo pjesë.

Ndarjet dhe lidhjet e Ledrit nuk kanë shpëtuar edhe nga vëmendja publike, ndaj edhe ai e ka të vështirë ta ruajë “të pastër” gjithmonë këtë profil.

Edhe pse sa herë pyetet, flet me rezerva ose nuk flet fare, janë fotot ato që një ditë i hedhin poshtë Ledrit të gjitha deklaratat “e pastra”.

Disa foto të fundit, të postuara nga Blitz.al, kanë zbuluar të dashurën e re të reperit dhe momentet private të tyre.

Dyshimet për një lidhje të re të Ledrit i ngriti Faton Shoshi, i cili zbulonte para disa ditësh se Ledri ndodhej me pushime me një vajzë.

Derisa, në këto foto, duket qartë çifti i veshur me rrobëdeshambër, ndërsa në një foto tjetër, Ledri shihet duke e puthur të dashurën.

Nuk është hera e parë që Ledri përflitet për një lidhje të re dashurie, pas ndarjes së bujshme me Adela Sollakun.

Po zërat u shuan shpejt pasi çifti nuk u pa më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image

Image

Image