Përpos ‘Çelësit të Qytetit”, ja çfarë dhurate të çmuar mori Rita nga Eiron Veliaj

Showbiz June 04, 2018 - 14:21
Lexoni më shumë detaje

E diela e 3 qershorit do të mbahet gjatë në mend.

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, e cila ka arritur famë ndërkombëtare ka realizuar performancë të mrekullueshme në Tiranë.

Me të arritur në Shqipëri, këngëtarja ishte pritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

LEXO EDHE: Daily Mail: Rita Ora ‘pushtoi’ mbrëmë Tiranën

Ky i fundit i kishte dhuruar asaj “Çelësin e Qytetit”, në një video të publikuar nga “Ora News” është dhënë deklarata e Veliajt me rastine dorëzimit të “Çelësit të Qytetit” tek Rita.

Image

“Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar Çelësin e Tiranës do të thotë se të vlerësojmë shumë”, ka thënë ai.

Pas këtyre fjalëve, e emocionuar për nderin që iu bë, Rita deklaroi “Mendoj se Tirana është në rrugën e saj drejt një suksesi të pabesueshëm. Me fuqinë dhe mundësitë që unë kam, do t’ia bëj të ditur këtë pjesës tjetër të botës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ka energjinë më të mirë të çdo qyteti në tokë. Nga hera e fundit që isha këtu, pa dyshim që energjia ka ndryshuar, ndjehesh gjallë, miqësore, e pëlqyer dhe shumë pozitive. Ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj”.

Përveç kësaj, ajo nga kreu i Tiranës kishte pranuar edhe një çifteli, si simbol i tradicionales, fakt ky që e gëzoi shumë atë.

Pas përfundimit të koncertit që mbajti në sheshin “Skënderbej”, Rita ka udhëtuar drejt Italisë, ndërsa sonte pritet të mbajë koncert në Verona. 

Image