Rita mbërrin në Tiranë – Kjo është fotografia që sapo postoi motra saj

Showbiz June 03, 2018 - 19:23
Elena Ora sapo ka publikuar një fotografi

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sonte në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë do ta mbaj koncert, shkruan “Zeri.info”.

Ky koncert do të jetë falas dhe është organizuar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Rita dhe e gjithë familja e saj duket se janë mjaft të lumtur që kanë arritur në Tiranë, përcjell “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Ndryshimi drastik që Rita ka bërë në pamje para arritjes në Shqipëri

Madje motra e saj, Elena e cila është edhe menaxhere e Ritës, ka publikuar një fotografi së bashku me Ritën dhe Erion Veliajn.

Elena në mbishkrimin e kësaj fotografie që e ka postuar në “Instastory”, ka shkruar se “ Me kryetarin më ‘cool’”, përcjell “Zeri.info”.

Por, në këtë fotografi bie në sy edhe ndryshimi i Ritës.

Rita ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, ajo i ka lyer ato me ngjyrë të kuqe, gjë që vështirë se ngjason me Ritën që të gjithë jemi mësuar ta shohim, transmeton “Zeri.info”.

Sido që të jetë, edhe me këtë ngjyrë të flokëve Rita duket mjaft e bukur. /ZËRI/

Image