Rita Ora nesër në Tiranë

Showbiz June 02, 2018 - 19:59
Lexo detajet

Nesër me 3 qershor, këngëtarja Rita Ora një koncert do ta mbajë në Tiranë, në sheshin 'Skenderbej'.

Lajmin për këtë mbrëmje që pritet të jetë e paharruar kohë më parë e kishte konfirmuar kryetari i kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj, shkruan lajmi.net

E ndërsa sot, përmes një fotografie të hedhur në Instastory, ka qenë Rita ajo që e ka konfirmuar këtë koncert.

Në foton e publikuar Rita shkroi “Shihemi nesër Tirana”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera që parë që Rita do të shfaqet në Shqipëri pasi që edhe më 28 Nëntor të vitit 2012 kishte performuar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. 

Image