Roberti, Tunës: Mos gabo me ma përmend emrin

Showbiz June 02, 2018 - 19:29
Lexo detajet

Robert Berisha edhe një herë e ka konfirmuar që nuk ka raporte të mira me këngëtaren Tuna, e cila njëkohësisht është edhe gruaja e vëllait të tij Patrisit.

I intervistuar nga emisioni Prive në Klan Kosova, ai deklaroi se është e drejta e secilit që të mos pajtohet me jetën e dikujt dhe se kjo që atij po i ndodh me Tunën nuk është asgjë për t’u çuditur, sepse sipas tij mosmarrëveshje të tilla kanë shumica e familjeve shqiptare, por fakti që ata janë fytyra publike bën që këto informacione të dalin në pah në media.

“Të mos merret me mua më, as të mos gabojë të ma përmend emrin”, deklaroi Roberti për këngëtaren, ndërkaq nga Tuna nuk ka dalë ende asnjë reagim.

Roberti po ashtu e konfirmoi se me Patrisin vazhdon të ketë raporte të mira dhe se këto mosmarrëveshje nuk kanë ndikuar në lidhjen e tyre vëllazërore.