Aktori Vin Diesel diplomon pas 30 vitesh

Showbiz June 01, 2018 - 15:15
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Iu dha titulli PhD nga Hunter College në New York, pothuajse 30 vjet pas braktisjes së universitetit.

Bëhet fjalë për aktorin e famshëm Mark Sinclari, të cilin e njohim me emrin Vin Diesel nga filmi “Fast and Furious”, shkruan lajmi.net

Vin Diesel nga sot mund ta quajmë një diplomat të kolegjit pasi që ai sapo ka diplomuar.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në sallën historike të muzikës të Radio City, i cili zyrtarisht është bërë “Doktor i letrave humane”, të gjuhës angleze.

Aktori Diesel, kishte të veshur pantollona me një ngjyrë të lehtë, çizme të errëta dhe një palë syze dielli të errëta.

Gjatë fjalimit aktori ka folur edhe për ndikimin e qëndrushëm që kishte kolegji në jetën e tij.

“Ndërsa isha në Hollywood, gjithmonë e kisha këtë krenari të Kolegjit Hunter. Unë do t’i thoja të gjithëve se kam mësuar dhe kam marrë shumë përvoja në Kolegjin Hunter”, kishte shtuar Diesel.

Vin kishte braktisur universitetin kohë më parë për tu bërë aktor dhe sot është njëri nga më të suksesshmit në Hollywood, e ku sukses të një pasnjëshëm pati në filmat “Fast and Furious”, “The Chronicles of Riddick”.

Image 
Image