Kjo ishte shoqja e BabyGee e cila e rrahu këngëtaren brutalisht me tre persona të tjerë

Showbiz May 31, 2018 - 10:00
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja BabyGee mbrëmjen e djeshme është sulmuar brutalisht nga katër persona.

Protagonistja kryesore e rrahjes së këngëtares ishte shoqja e saj e dikurshme, emrin dhe fytyrën e së cilës e ka publikuar vetë BabyGee, shkruan lajmi.net

‘’Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj storien time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksessshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të perjetojë këtë. Dhe une kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfare duhet të bëja????’’, kishte shkruar Baby pranë fotos ku shihet me pragë në fytyrë.

Vajza e cila sipas saj e ka nisur konfliktin quhet Bleta Gashi dhe brenda saj thotë se fshihet një djall.  Ajo thekson poashtu se në polici ka deklaruar se BabyGee e ka sulmuar atë dhe e vërteta është krejtësisht e kundërta sipas këngëtares.

Ajo beson se gjykata do ta shpall fajtore pasi e ka goditur vetëm pse hëngri ushqim në veturë.

Gordana Kingji (BabyGee) i ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se nëse shoqërohen me të, BabyGEe-n ta fshiejnë nga të gjitha rrjetet sociale.

Bazuar në raportet që ato dya kishin dikur, një konflikt mes shoqesh e solli punën deri në këtë gjendje.

Image

Image