Pasi iu zbulua lidhja, miliarderi iranian e bën edhe këtë gjë për Morenën

Showbiz May 30, 2018 - 19:07
Ja çfarë bëri kësaj here miliarderi iranian

Sasha Sobhani dje është zbuluar nga mediat shqiptare se është i dashuri i këngëtares Morena Taraku.

Kjo pasi biznismeni miliarder nga Teherani kishte publikuar një fotografi në Instagram gjersa shfaqej pranë këngëtares, shkruan lajmi net.

“Të duash është lumturia e vetme në jetë”, shkruante së bashku me imazhin që shihej Taraku duke e përqafuar nga prapa.

Ndërkaq, pas publikimit të këngës së re të Morena Tarakut “Femnat”, ka reaguar edhe i dashuri i saj duke publikuar këngën e saj në Instastory.

Kjo lë të kuptohet që ata janë me të vërtetë në lidhje, edhe pse janë munduar të mbajnë larg syrit të mediave.

Ndryshe, Sasha njihet për jetën përplot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq por duket se me Morena Tarakun në krah, bukuroshi iranian po e përmbyll këtë kapitull duke lënë pas rininë e shfrenuar për të nisur një etapë si djalë serioz. 

Image

Image