Noizy nis aksionin për t’iu ndihmuar gjashtë vajzave jetime, kërkon mbështetjen e fansave

Showbiz May 28, 2018 - 18:12

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është shumë i pëlqyer nga fansat mbarëshqiptarë për këngët e tij.

Jo pak herë ai është përfolur në media edhe për aksionet humanitare që ka ndërmarrë përgjatë karrierës së tij, duke u dalë në ndihmë shumë njerëzve.

Së fundmi, ai ka ndërmarrë një iniciativë të re bamirësie, për t’iu dalë në ndihmë gjashtë vajzave të vogla jetime nga Kukësi.

Në një video të ndarë me ndjekësit në Instagram, Noizy u bën thirrje të gjithë fansave që ta mbështesin në këtë iniciativë për t’i ndihmuar vajzat që të bëhen me shtëpi.

Fondet e dëshiruara janë 40 mijë euro për t’i ndihmuar me ndërtimin e një shtëpie vajzat në fjalë, të cilat më u përjashtuan nga shtëpia e xhaxhait të tyre pas vdekjes së nënës.

“6 princesha te vogla nga kuksi kerkojne strehim/shkolle.. where’s my Kuksi Dons Hajde bashkohemi bashke serisht. Goli pare eshte te Arrijm 40.000€ per 1 shtepi ne Tirane 2+1.. info ne Video.. Tel number & Email. Une e di qe kuksjant e Londres do bejn mbi 40.000€ per keto zemrat e vogla”, ka qenë thirrja e Noizyt për fansat në Instagram.

Videoja në fjalë ka marrë shumë mbështetje, duke u pëlqyer dhe shpërndarë në masë të madhe nga ndjekësit e reperit. /Telegrafi/