Rita Ora befason me veshjen e saj (FOTO & VIDEO)

Showbiz May 27, 2018 - 17:37
Rita Ora po që është e guximshme

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është duke e vazhduar turneun e saj nëpër Evropë, shkruan “Zeri.info”.

Ajo sot do të mbaj koncertin e radhës, por më së shumti bie në sy veshja e guximshme e saj.

Rita sapo ka publikuar disa fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”.

E veshur me dy ngjyra, bardh dhe zi, Rita ka guxuar që këtë veshje ta bëj në dy pjesë të trupit, madje duke i kombinuar edhe çizmet e saj, përcjell “Zeri.info”.

Pa dyshim se Rita nuk ka harruar që të shfaqet pak edhe provokuese.

Në njërën prej fotografive që e ka publikuar, ajo shihet mjaft joshëse dhe provokuese, transmeton “Zeri.info”.

Rita u bëri thirrje fansave të saj që sot ta përcjellin koncertin e saj, kështu duke iu kërkuar që të mos ndalojnë për shkak të shiut që mund të bjer, përcjell “Zeri.info”.

Për më shumë, shikoni fotografitë dhe videon që Rita ka postuar në “Instagram”. /ZËRI/