Pritje madhështore për Rita Orën në Hamburg

Showbiz May 27, 2018 - 13:42
Detajet

As ngjarje të mëdha si finalja e Ligës së Kampionëve nuk ndaluan dhjetëra mijëra adhurues të Ritës që të dalin në performancën e saj.

Bukuroshja shqiptare performoi hitet e saj më të mëdha në një skenë të madhe të ngritur në qytetin gjerman ku u pritedhe nga shumë shqiptarë.

Rita Ora pritet të vazhdojë me turneun e saj evropian, ku shumë shpejt performon edhe në Shqipëri me ftesë të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Këngëtarja nga Prishtina do të publikojë albumin e saj debutues për tregun amerikan këtë verë. /Telegrafi/

Image

 

 

GIRLS GIRLS GIRLS....see you tonight Hamburg ë #itsSOLittyyyyyyyyyyy ë

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on