Albërie Hadërgjonaj tregon se a i vardisen politikanët

Showbiz May 26, 2018 - 23:23
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Edhe pse është gjyshe, ajo vijon të jetë ndër gratë më të bukura shqiptare dhe komentohet shpesh për pamjen e saj.

Sot këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, nga ku nuk i shpëtoi pyetjes së moderatorit Mamaqi nëse e ngacmojnë biznesmenët apo politikanët shqiptarë.

Hadërgjonaj nuk përmendi emra, por nisi të qeshte, duke lënë të nënkuptohet se është ngacmuar nga politikanë dhe biznesmenë shqiptarë

Ermal Mamaqi: A të ngacmojnë VIP-at shqiptarë ose biznesmenët?
Albërie Hadërgjonaj: Kjo është normale. Ka nga ata që thonë: Hajt po i them një herë se kushedi mos bën xing. Nuk bën xing…

Ermal Mamaqi: Po politikanët shqiptarë të vardisen?
Albërie Hadërgjonaj: Po tani, çfarë të të them… Çfarë të të thotë halla ty (qesh)… Jo, jo janë burra të mirë.