Azet në Kosovë ndihmon dhjetëra familje në nevojë

Showbiz May 26, 2018 - 20:10
Lexo detajet

Hip hop ylli që ka terrorizuar skenën e repit në Gjermani, Azet, ka qëndruar gjatë javës në Kosovë.

Superylli i cili ka thyer të gjitha rekordet në top listat gjermane, ka kohë që ka qëndruar në Kosovë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa qëndroi për një javë në qendër të Prishtinës, e qëllimi i tij ishte mjaft fisnik.

Pos që takoi adhuruesit e shumtë në qytet, Azet rrugëtimin e tij ja dedikoi bamirësisë.

Djaloshi me prejardhje nga Orllani i Podujevës ka dhuruar gjësende ushqimore dhe shtëpiake për shumë familje kosovare në nevojë të madhe.

Një pjesë të aksionit të tij ai publikoi në rrjetin social InstaStory, ku konfirmoi qëllimin e vërtetë të vizitës së tij në Prishtinë.

Edhe pse me interesim të vogël nga mediat shqiptare, Azet vazhdimisht ndiqet nga mediat gjermane të cilat janë të interesuara për jetën e reperit i cili vetëm pak kohë më parë u lirua nga burgu ku vuajti një dënim prej dy vjet e tetë muaj.

Azet theu të gjitha rekordet në Gjermani, Zvicër dhe Austri duke u certifikuar me platinum me albumin “Fast Life”, ku gjenden disa hite të mëdha mbarë evropiane.

Reperi i cili ka sfiduar gjithë skenën e repit gjerman flet në të gjitha këngët për Kosovën, famljen e tij, luftën prej të cilës u largua nga vendi ashtu sikurse edhe këndon shqip në disa prej projekteve. /Telegrafi/

Image