Çfarë tha Will Smith në intervistë për Era Istrefin

Showbiz May 26, 2018 - 14:12
Mësojeni se çfarë tha ai

Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi do të jenë krahë njeri-tjetrit për të performuar himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 për turneun e kësaj vere në Rusi, sipas “Billboard” dhe raporteve të ndryshme, transmeton "Zeri.info".

“Radio Vibe” dhe “Kolumbia W Radio” njoftuan për herë të parë bashkëpunimin midis Smith dhe Jam, me raporte të tjera që konfirmuan se Era Istrefi është vendosur të bashkohet me ta.

Kënga e krijuar nga amerikani Diplo u lansua më 25 maj, transmeton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Will Smith publikon prapaskenat nga incizimi i ‘himnit’ të botërorit (VIDEO)

Faqja zyrtare e FIFA 2018 ka arritur të sigurojë një intervistë me Erën, e cila është shprehur: “Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Është e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët unë i admiroj. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të fillojë Kampionati Botëror”, përcjell "Zëri".

Një tjetër intervistë është marrë edhe nga Will Smith i cili është shprehur: “Është nder kur të kërkohet të performosh për Kupën e Botës në FIFA 2018. Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota për t’u gëzuar, qeshur, festuar dhe për të provuar magjinë. Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar”.