Will Smith publikon prapaskenat nga incizimi i ‘himnit’ të botërorit (VIDEO)

Showbiz May 26, 2018 - 12:10
Ja çfarë po kërkon ai nga fansat

Zëri i Era Istrefit, Will Smithit dhe i Nicky Jam, do të na shoqërojnë gjatë ditë këtij botërori, raporton “Zeri.info”.

Gjatë ditës së djeshme treshja fantastike ka publikuar këngën “Live It Up”, dhe ka marrë miliona klikime për më pak se 24 orë.

Është vet Will Smith ai që ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka shfaqur prapaskenat e incizimit të “himnit” të botërorit “Rusia 2018”, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: 'Himni' i 'Rusia 2018' bëhet trend në YouTube

Ai përmes kësaj videoje ka kërkuar nga të gjithë fansat që të postojnë flamujt e shteteve prej nga vijnë, pra shtet që do të jenë pjesëmarrëse në këtë botëror.

Pavarësisht se Kosova nuk do të marrë pjesë në “Rusia 2018”, ajo përfaqësohet denjësisht nga Era Istrefi, e që ky padyshim se do të jetë përfaqësimi më i mirë që mund ta ketë Kosova në një botëror, transmeton “Zeri.info”.

Smith në këtë video në emrin e Era Istrefit e ka vendosur flamurin e Shqipërisë. /ZËRI/