'Himni' i 'Rusia 2018' bëhet trend në YouTube

Showbiz May 26, 2018 - 09:08
Mësojeni se sa klikime ka marrë deri më tani 'Live It Up'

Dje është publikuar kënga zyrtare e Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Kënga mban titullin “Live It Up”, ndërsa e këndojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Vetëm pak orë pas publikimit, kënga ka ‘pushtuar’ gjithë botën dhe po komentohet pozitivisht, shkruan lajmi.net.

Për më pak se 24 orë, “Live It Up” ka marrë mbi 4 milionë klikime dhe aktualisht renditet e gjashta në videot trend në YouTube.

Kujtojmë që lajmi që Era do të këndojë himnin zyrtar të Kampionatit ka gëzuar gjithë shqiptarët dhe njëherësh është mënyra më e mirë se si të bëhet promovimi i vendit.